MAQEDONIA

Ahmeti: Më shumë demokraci, dialog dhe barazi

Kosova.Today ·

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka theksuar rëndësinë e lirisë, pluralizmit dhe barazisë në një shoqëri demokratike. Ahmeti ka thënë se demokracia nuk duhet të kufizohet vetëm në institucione dhe...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka theksuar rëndësinë e lirisë, pluralizmit dhe barazisë në një shoqëri demokratike.

Ahmeti ka thënë se demokracia nuk duhet të kufizohet vetëm në institucione dhe procese zgjedhore, por të jetë kulturë shoqërore dhe standard për institucionet dhe vendimmarrjen politike.

“Liria nuk negociohet, dinjiteti nuk relativizohet dhe barazia nuk mbetet vetëm një parim në letër”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, në një shoqëri të karakterizuar nga diversiteti, demokracia duhet të krijojë hapësirë për dallimet, të forcojë dialogun dhe bashkëjetesën.

“Përballë sfidave të kohës dhe ndryshimeve që prekin rajonin dhe Evropën, përgjigjja jonë duhet të jetë më shumë demokraci, më shumë dialog dhe më shumë maturi në vendimmarrje”, ka deklaruar Ahmeti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026