MAQEDONIA

Ali Ahmeti takon Bedri Hamzën, ja çfarë diskutuan

Kosova.Today ·

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë dhe rajon.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026