JETA

Aksident tragjik në Durrës, tre të vdekur

Kosova.Today ·

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas të dhënave...

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas policisë, gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit K. D. është e rëndë.

“Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026