JETA

Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha

Kosova.Today ·

Aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha, ka ndërruar jetë, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjen, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjen Rexha, duke vlerësuar...

Aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha, ka ndërruar jetë, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjen, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjen Rexha, duke vlerësuar kontributin e Argjir Rexhës në aktivitetet e Aleancës, në biznes dhe në zhvillimin lokal.

Në telegramin e ngushëllimit, Gjini e ka kujtuar Rexhën si një nga aktivistët e ditëve të para të Aleancës, i cili u dallua për përkushtimin, idealizmin dhe vullnetin për të kontribuar në rrugëtimin e përbashkët.

Ai ka theksuar se Rexha, si ndërmarrës dhe menaxher, solli risi në gastronominë e Prishtinës dhe tregoi profesionalizëm në fushën e shpedicionit dhe procedurave doganore, duke mbështetur bizneset vendore dhe zhvillimin lokal.

“Për të gjithë ne, ai ishte shembulli i njeriut që rrezatonte vetëm mirësi, gjithmonë pozitiv, i afërt dhe i gatshëm për të kontribuar për një të ardhme më të mirë, pa kursyer asgjë nga vetja”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Gjini ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka përfunduar telegramin e tij kryetari i Aleancës. /Insajderi.org/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026