JETA

Baks Bay Albania, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet në Immo-Expo Zürich: Eja zbulo mundësitë më të mira të investimit

Kosova.Today ·

Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, do të prezantohet para publikut dhe investitorëve në Zyrih gjatë panairit 2-ditor. Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë stendën e Baks Bay, të takohen...

Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, do të prezantohet para publikut dhe investitorëve në Zyrih gjatë panairit 2-ditor. Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë stendën e Baks Bay, të takohen drejtpërdrejt me ekipin dhe të marrin informacione rreth rezidencave, konceptit të zhvillimit dhe ofertave aktuale për investim.

Baks Bay po zhvillohet në bregdetin verior të Shqipërisë, ndërmjet Velipojës dhe Ranës së Hedhun. Projekti është konceptuar si një komunitet i integruar bregdetar, i përshtatshëm për banim, pushime dhe qëndrim gjatë gjithë vitit. Ai përfshin rezidenca nga studio deri në apartamente me katër dhoma gjumi, hotelin me pesë yje Meliá, si dhe mbi 300 mijë metra katrorë hapësira gjelbërimi me aktivitete sportive dhe relaksuese, për të jetuar buzë detit me një standard ndërkombëtar.

Në qendër të konceptit janë natyra, hapësirat e gjelbra dhe jeta aktive. Projekti parashikon shëtitore 1.1 km përgjatë bregdetit, parqe, shtigje për ecje dhe biçikleta, zona sportive, pishina, ambiente wellness, restorante, kafene dhe shërbime të tjera të integruara.

Baks Bay zhvillohet nga ABA Properties dhe ndërtohet nga Gener 2, kompani me mbi 30 vite eksperiencë në realizimin e projekteve të mëdha rezidenciale, komerciale dhe infrastrukturore në Shqipëri.

Panairi Immo-Expo Zurich do të zhvillohet në dt 3 dhe 4 Nëntor tek Stacioni Qendror i Trenit në Zyrih dhe është i fokusuar në fushën e investimit, ndërtimit dhe stilit të jetesës. Vizitoni stendën e Baks Bay Albania dhe njihuni nga afër me projektin dhe ofertat për investim në bregdetin verior të Shqipërisë.

Për më shumë informacion:

E-mail: sales@baksbay.com / Numri kontaktit: +355 69 70 44 447 / Website: baksbay.com

Instagram: @BaksBayAl / Facebook: Baks Bay Albania / LinkedIn: Baks Bay Albania

Video Prezantuese për Panairin në Zürich:

Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

Ein Beitrag geteilt von Baks Bay Albania (@baksbayal)

Lexoni po ashtu:

Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit

The post Baks Bay Albania, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet në Immo-Expo Zürich: Eja zbulo mundësitë më të mira të investimit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026