JETA

Albin Kurti shkon në Budva

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.

Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen më 22 tetor në Mal të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas liderëve të tjerë të rajonit.

Nga ky samit, në Kosovë presin shtyrjen përpara të marrëveshjeve rajonale që kanë mbetur të bllokuara, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

E pazakontë: I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të një përgjigjeje për skijimin

11.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026