JETA

Ansambli “Trojet” në Winterthur organizon festë për 28 Nëntorin, hyrja falas

Kosova.Today ·

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri i Zvicrës do të organizojë më 28 nëntor 2026 një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke ftuar bashkatdhetarët dhe artdashësit të festojnë së bashku...

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri i Zvicrës do të organizojë më 28 nëntor 2026 një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke ftuar bashkatdhetarët dhe artdashësit të festojnë së bashku këtë datë të rëndësishme për shqiptarët, transmeton albinfo.ch.

Programi do të përfshijë valle nga trevat shqiptare, këngë patriotike dhe veshje tradicionale, ndërsa për atmosferën muzikore do të kujdesen disa artistë të muzikës shqipe.

E ftuar speciale e mbrëmjes do të jetë këngëtarja Fatime Kalimashi. Në program do të marrin pjesë edhe Baca Shaqë, me lahutë dhe këngë kreshnike, si dhe Arbnor dhe Rrezart Kuqi, të cilët do të interpretojnë me çifteli, sharki dhe këngë patriotike.

Pjesë e programit do të jenë gjithashtu Marisa Murtezi dhe artistja e re Eliza Zeqiri, të cilat do të sjellin interpretime nga melosi shqiptar. Për zërimin dhe realizimin teknik të aktivitetit do të kujdeset Liridon Përvorfi.

Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor, në Hotel Zentrum Töss, në adresën Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur. Dyert do të hapen në orën 18:30, ndërsa programi do të nisë në orën 19:00.

Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja do të jetë falas, ndërsa gjatë mbrëmjes do të ketë edhe ushqime tradicionale shqiptare.

Përmes kësaj feste, ansambli “Trojet” synon të bashkojë bashkatdhetarët në një mbrëmje kushtuar flamurit, kulturës dhe traditave shqiptare, duke shënuar së bashku 28 Nëntorin edhe në mërgatë./Albinfo.ch

The post Ansambli “Trojet” në Winterthur organizon festë për 28 Nëntorin, hyrja falas appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026