MAQEDONIA

Antikorrupsioni hap lëndë për Lotarinë dhe 4.8 milionë eurot për festën e pavarësisë

Kosova.Today ·

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur me iniciativë të vetën një lëndë për mënyrën e financimit të festimeve për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, të financuara nga Lotaria Shtetërore. Nga Komisioni kanë...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur me iniciativë të vetën një lëndë për mënyrën e financimit të festimeve për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, të financuara nga Lotaria Shtetërore.

Nga Komisioni kanë konfirmuar për “Sloboden Peçat” se do të shqyrtohet mënyra se si janë shpenzuar fondet, ndërsa hetimi do të përfshijë edhe punën e komisionit që vlerësoi programin e paraqitur për organizimin e ngjarjeve.

Në fokus është edhe roli i Nikollçe Micëvskit, kryetar i komisionit të vlerësimit. Ai më vonë ka marrë pjesë në programin e koncertit të Hoze Karerasit, ndërsa Antikorrupsioni ka konfirmuar se do të verifikojë nëse në këtë rast ka pasur konflikt interesi.

Një nga çështjet kryesore që mbetet e hapur është edhe mënyra se si janë shpenzuar rreth 4,8 milionë euro nga fitimi i pashpërndarë i Lotarisë për vitin 2024. Ende nuk është bërë e qartë nëse për këtë shpenzim është marrë vendim nga Kuvendi i Aksionarëve, siç parashikon Ligji për Shoqëritë Tregtare.

Në ndërkohë, opozita prej disa ditësh kërkon hetim për shpenzimet dhe mënyrën e organizimit të festimeve, veçanërisht për shkak të mungesës së dokumenteve publike që tregojnë se sa është paguar për secilin interpretues.

Në program ishte përfshirë edhe performanca e yllit botëror David Guetta, ndërsa mbetet e paqartë se kur ishte rezervuar ai, pasi nga përfundimi i thirrjes publike deri në njoftimin e pjesëmarrjes së tij kishin kaluar vetëm tre ditë.

Nga Komisioni Antikorrupsion kanë bërë të ditur se pas verifikimit të të gjitha fakteve do të merret vendim në seancë publike.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi?

14.11.2026

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

13.11.2026