JETA

Arbëreshët ruajnë shqipen, seminari vazhdon në Prishtinë

Kosova.Today ·

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po vazhdon punimet në Prishtinë, duke mbledhur studiues, profesorë, albanologë dhe dashamirë të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës. Në edicionin e 44-të po marrin...

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po vazhdon punimet në Prishtinë, duke mbledhur studiues, profesorë, albanologë dhe dashamirë të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës.

Në edicionin e 44-të po marrin pjesë mbi 100 kursistë, të cilët po ndjekin mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa programi përfshin mbi 110 kumtesa dhe ligjërata shkencore, përcjell albinfo.ch.

Pjesë e seminarit janë edhe arbëreshë nga Italia, të cilët prej brezash vazhdojnë ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Për ta, pjesëmarrja në seminar paraqet një mundësi për ta përmirësuar shqipen dhe për t’i forcuar lidhjet me kulturën dhe identitetin shqiptar.

Edicioni i 44-të i seminarit ka nisur më 17 gusht dhe do të vazhdojë deri më 28 gusht në Prishtinë, me aktivitete akademike dhe kulturore. Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës.

The post Arbëreshët ruajnë shqipen, seminari vazhdon në Prishtinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026