MAQEDONIA

Arrest shtëpiak për ish-drejtoreshën e “Komunalec” të Gostivarit, Artana Asani

Kosova.Today ·

Ish-u.d. drejtoresha e ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, e dyshuar në rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në qytet, kalon në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë me kërkesë të mbrojtjes së të dyshuarës dhe pas marrjes...

Ish-u.d. drejtoresha e ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, e dyshuar në rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në qytet, kalon në arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë me kërkesë të mbrojtjes së të dyshuarës dhe pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria Themelore Publike, njoftojnë nga Gjykata Themelore e Gostivarit. Dy zyrtarët e tjerë të dyshuar, drejtues në ndërmarrjen publike, për momentin mbeten në paraburgim.

Ish-u.d. drejtoresha e “Komunalec” Gostivar, Artana Asani, drejtori teknik Leon Nuredini dhe udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi, dyshohen për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, përkatësisht për ndotje të ujit të pijshëm.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026