JETA

Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

Kosova.Today ·

Nëntë persona, gjashtë shtetas të Kosovës dhe tre të Gjermanisë, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një aktivitet kriminal të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u arrestuan...

Nëntë persona, gjashtë shtetas të Kosovës dhe tre të Gjermanisë, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një aktivitet kriminal të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u arrestuan më 23 tetor në Obiliq, pasi dyshohet se në bashkëveprim me njëri-tjetrin, përmes qendrave të thirrjeve, kanë kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj.

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Sipas policisë, në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve janë gjetur të dhëna të shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se janë kontaktuar dhe mashtruar.

Me vendim të prokurorit, të nëntë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026