SHQIPERIA

Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht

Kosova.Today ·

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i...

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

The post Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

13.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026