SPORTI

Balde njofton Barcelonën me vendimin e tij

Kosova.Today ·

Ylli i Barcelonës ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga ekipi Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar fillimisht...

Ylli i Barcelonës ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga ekipi
Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës
.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar fillimisht kishte synuar të qëndronte në “Camp Nou”, por ardhja e Joao Cancelos dhe lënia e tij jashtë skuadrës në ndeshjen ndaj Elches, ku talenti i ri Xavi Espart u preferua para tij, kanë shërbyer si pika e fundit për Balden.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, së bashku me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, tashmë janë vënë në lëvizje për t’i gjetur një klub të ri futbollistit.

Manchester United mbetet kandidati kryesor për transferimin e Baldes, por situata ka ndryshuar në orët e fundit.

Për shkak të kufizimeve financiare dhe shpenzimeve të bëra në fund të afatit kalimtar, klubi anglez nuk po synon më një transferim të përhershëm, por një huazim.

Barcelona preferon shitjen përfundimtare të mbrojtësit, por me shumë pak kohë të mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, katalanasit mund të detyrohen të pranojnë një marrëveshje huazimi.

Kështu, e ardhmja e Baldes duket gjithnjë e më larg Barcelonës, ndërsa Manchester United mund të bëhet destinacioni i tij i radhës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë

13.11.2026

Publikohet formacioni, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

12.11.2026

INZAGHI ZBULON 11-SHEN E ËNDRRAVE! Formacioni i mbushur me legjenda, Milani dominon me yjet e tij

12.11.2026

Ardian Krasniqi rikthehet në ring në Shtutgart, synon fitoren e 14-të në boksin profesionist

14.11.2026