JETA

Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

Kosova.Today ·

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës. Gjatë takimit, FSK-ja tha se u...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

Gjatë takimit, FSK-ja tha se u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Jashari i uroi Vergorit sukses në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026