SHQIPERIA

Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

Kosova.Today ·

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e djeshme të studentëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ditë triumfi për të rinjtë. Berisha deklaroi se protestuesit dëshmuan se dhuna dhe kërcënimet nuk mund t’i...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e djeshme të studentëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ditë triumfi për të rinjtë.

Berisha deklaroi se protestuesit dëshmuan se dhuna dhe kërcënimet nuk mund t’i mposhtin, ndërsa e përshkroi tubimin si një protestë atdhetare. Sipas tij, kjo shpreh dëshirën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit.

Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan.

Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.

Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri.

Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare.

Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë.

Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend.

Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë.

Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë”, tha kreu i PD-së.

The post Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026