JETA

Dy binjakët e Xhuliana Nurës nuk e kanë ndërmend me dalë në këtë dynja, ajo jep lajmin që të gjithë i la të habitur

Kosova.Today ·

Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një moment nga ditët e saj të fundit të shtatzënisë, teksa ndodhet në spital në pritje të lindjes së dy foshnjave të saj. Përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, Juliana shihet duke ecur në oborrin...

Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një moment nga ditët e saj të fundit të shtatzënisë, teksa ndodhet në spital në pritje të lindjes së dy foshnjave të saj.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, Juliana shihet duke ecur në oborrin e spitalit, ndërsa duket se po përpiqet të qëndrojë aktive në pritje të momentit kur do të nisë lindja.

Ajo është në pritje të binjakëve, të cilët i ka konceptuar përmes procesit të fertilizimit të asistuar, IVF-së.

Në videon e publikuar, Juliana tregon me humor se po përpiqen në mënyra të ndryshme që lindja të nisë natyrshëm, por foshnjat ende nuk po japin shenja se janë gati për të ardhur në jetë.

“Jena tu u munu në çdo mënyrë me fillu lindjen natyrale, spo dojnë me dal. Pom doket qeta fmi mu m’paska ngja me kryt e forte”, shprehet ajo, duke e shoqëruar situatën me humor dhe duke lënë të kuptohet se binjakët po e zgjasin pak më shumë pritjen.

Kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme për Julianën, e cila ka ndarë me publikun pjesë nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë.

Shtatzënia e saj ka qenë një proces i shumëpritur dhe tashmë ajo ndodhet në ditët e fundit para se të takojë për herë të parë dy foshnjat e saj.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Juliana ka qenë e hapur për përvojën e saj dhe për emocionet që e kanë shoqëruar këtë rrugëtim.

Ajo ka zgjedhur të bëhet nënë përmes IVF-së dhe po e përjeton këtë shtatzëni pa një partner në krah, duke e ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj.

Videoja e fundit nga spitali ka sjellë një tjetër pamje nga ditët para lindjes, ndërsa vëmendja tashmë është te momenti kur binjakët do të vendosin të vijnë në jetë.

Me humorin që e karakterizon, Juliana duket se po e pret me durim takimin e shumëpritur me dy foshnjat e saj, të cilat, sipas saj, duket se e kanë trashëguar prej saj edhe “kryefortësinë”./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026