SHQIPERIA

Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

Kosova.Today ·

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët. Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të...

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët.

Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve.

Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e shkollave 9-vjeçare, studentët do të largohen.

The post Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026