MAQEDONIA

Buteli vendos roje komunale, kontrolle 24/7 në dy ndërrime

Kosova.Today ·

Komuna e Butelit do të vendosë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, me automjete zyrtare dhe kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e komunës, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Butelit,...

Komuna e Butelit do të vendosë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, me automjete zyrtare dhe kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e komunës, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Sipas njoftimit të tij, do të sanksionohen hedhja e pakujdesshme e mbeturinave, krijimi i deponive të egra, dëmtimi i pronës komunale dhe shkeljet e tjera të rendit komunal.

“Hapësira publike është pronë e të gjithë neve, por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, thekson Kostovski.

Ai shton se qëllimi i masës nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por vendosja e rendit dhe rritja e përgjegjësisë për hapësirat e përbashkëta.

“Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë, por të vendosim rend, përgjegjësi dhe respektim të hapësirës së përbashkët”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Butelit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026