JETA

Cardinale “zbret” në Milanello: Takime me yjet e Milanit, vendime të mëdha për të ardhmen

Kosova.Today ·

Gerry Cardinale pritet të rikthehet në Itali të premten dhe menjëherë do t’i drejtohet Milanellos, ku do të zhvillojë takime individuale me disa prej lojtarëve të Milanit për të diskutuar projektin aktual dhe të ardhmen e klubit. Sipas raportimeve...

Gerry Cardinale pritet të rikthehet në Itali të premten dhe menjëherë do t’i drejtohet Milanellos, ku do të zhvillojë takime individuale me disa prej lojtarëve të Milanit për të diskutuar projektin aktual dhe të ardhmen e klubit.

Sipas raportimeve të ndryshme, pronari i Milanit do të jetë në qendrën stërvitore të klubit, në një moment kur trajneri Ruben Amorim dhe skuadra po përgatiten për ndeshjen hapëse të sezonit të dielën, përcjell ORAinfo.

Takime me lojtarët

Sipas raportimit të FootballKush, Cardinale nuk do të kufizohet vetëm në vëzhgimin e skuadrës. Ai pritet të zhvillojë biseda kokë më kokë me lojtarë të rëndësishëm, si me ata që konsiderohen pjesë e projektit të ardhshëm, ashtu edhe me futbollistët që mund të largohen nga klubi.

Qëllimi i këtyre takimeve është që Cardinale t’ua shpjegojë drejtpërdrejt lojtarëve vizionin e klubit dhe realitetin e ri nën drejtimin e tij më aktiv.

Gjatë kësaj vere, Cardinale ka rritur ndjeshëm përfshirjen në përditshmërinë e Milanit, duke vizituar disa herë Milanellon dhe duke marrë pjesë personalisht edhe në disa negociata.

Ndërkohë, edhe Ruben Amorim ka folur së fundmi për mënyrën se si po zhvillohet bashkëpunimi me pronarin amerikan dhe për projektin e ri të klubit.

Milani gjithashtu ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkato, me ardhjen e mbrojtësit të krahut Diego Moreira për një shumë prej rreth 50 milionë eurosh, plus bonuse.

Tashmë, takimet e Cardinale me lojtarët pritet të japin një ide më të qartë mbi planet e klubit për sezonin e ri dhe përbërjen e skuadrës në vazhdim. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026