JETA

Çlirim Haziri pas kalimit të ligjit në lexim të parë: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe leximi i dytë

Kosova.Today ·

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë. “Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë...

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.

“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, deklaroi Haziri.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me 90 vota për dhe asnjë kundër.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” po vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit, në ditën e 20-të të protestës, duke kërkuar që procedura të vazhdojë deri në votimin përfundimtar të ligjit.

“Nuk largohemi. Presim votimin në lexim të dytë”, tha Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026