JETA

‘Çmendet’ Perez, po i shpenzon 80 milionë për lojtarin qe po e ‘shashtrisë’ Serie A

Kosova.Today ·

Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes në vlerë prej 80 milionë eurosh, raporton gazetari spanjoll Ramon Alvarez. Mesfushori argjentinas ka shkëlqyer...

Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes në vlerë prej 80 milionë eurosh, raporton gazetari spanjoll Ramon Alvarez.

Mesfushori argjentinas ka shkëlqyer te Como nën drejtimin e Cesc Fabregas, duke forcuar edhe më shumë mundësitë për t’u rikthyer te ish-klubi i tij.

“Los Blancos” tashmë kanë nisur të planifikojnë përforcimet e mundshme për sezonin 2027/28, me fokus të veçantë në mbrojtje dhe mesfushë. Në të njëjtën kohë, klubi po përcjell nga afër ish-lojtarët e akademisë që po bëjnë përparim në skuadra të tjera.

Paz është shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të Comos, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime në 10 paraqitje këtë sezon.

Real Madridi konfirmoi zyrtarisht në qershor se kishte ruajtur të drejtën e njëanshme për ta rikthyer 22-vjeçarin për sezonin 2027/28.

Kjo klauzolë i mundëson klubit madrilen ta transferojë sërish mesfushorin nëse vendos ta aktivizojë atë.

Megjithatë, rikthimi i tij në Madrid nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht një vend të garantuar në formacion, pasi konkurrenca në mesfushë mbetet e fortë./Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

11.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026