JETA

Çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e shkuar

Kosova.Today ·

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, ishte...

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, ishte 1,3 për qind.

Rritja më e lartë vjetore u regjistrua në transport, me 21,1 për qind.

Çmimet e strehimit, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse u rritën për 11,8 për qind, gjithnjë sipas ASK-së, që të enjten publikoi të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Kjo agjenci doli me konfirmimin se në restorante dhe shërbime akomodimi, çmimet u rritën për 5,4 për qind.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan për 2,6 për qind.

Në nivel mujor, pra, krahasuar me korrikun 2026, transporti pati rritjen më të lartë, me 4,6 për qind.

Shtrenjtim pati edhe te strehimi, uji, energjia dhe lëndët djegëse, me 0,8 për qind.

Sipas ASK-së, rënie vjetore u regjistrua vetëm te shërbimet arsimore, me 0,5 për qind.

Agjencia njoftoi se të dhënat janë përllogaritur sipas klasifikimit të ri dhe metodologjisë së përditësuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026