SPORTI

Lara Colturi përgatitet për garën e radhës në Sölden 

Kosova.Today ·

Skiatorja shqiptare Lara Colturi po vijon përgatitjet për garën e radhës në Kupën e Botës në Ski, që do të zhvillohet në Sölden. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi sot pamje nga stërvitja e sportistes, e cila...

Skiatorja shqiptare Lara Colturi po vijon përgatitjet për garën e radhës në Kupën e Botës në Ski, që do të zhvillohet në Sölden.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi sot pamje nga stërvitja e sportistes, e cila pritet të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e sllallomit gjigant.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja i uroi suksese Colturit për këtë sfidë, e cila shënon nisjen e sezonit të ri të Kupës së Botës në Ski.

Gara në Sölden do të jetë një nga sfidat e para të sezonit për skiatoren shqiptare, e cila synon të japë paraqitjen e saj më të mirë në këtë kompeticion ndërkombëtar.

The post Lara Colturi përgatitet për garën e radhës në Sölden  appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë

11.11.2026

Pochettino trondit Man Utd me vendimin e parë, i jep fund një praktike shumëvjeçare në klub

14.11.2026

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi me mos fitore ndaj Izraelit

14.11.2026

Lisian Thaçi, talenti 17-vjeçar i Bayern Munichut që ëndërron Kosovën

14.11.2026