JETA

Po debatonin ashpër, shqiptari në Itali e hedh veturën në det bashkë me gruan!

Kosova.Today ·

Momente paniku janë regjistruar në portin e Cattolica-s, në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se, pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten, e ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt ujit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Të dy kanë...

Momente paniku janë regjistruar në portin e Cattolica-s, në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se, pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten, e ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt ujit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Të dy kanë mundur të dalin nga automjeti dhe janë shpëtuar nga personat që ndodheshin pranë portit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, në portin e Cattolica-s. Sipas mediave italiane, çifti ndodhej në një automjet të tipit “Volkswagen Golf” kur, pas një debati të fortë, 45-vjeçari shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano, e drejtoi makinën me shpejtësi drejt bregut dhe përfundoi në ujërat e portit.

Në momentin e përplasjes me ujin, dyert e automjetit u hapën dhe burri e gruaja arritën të dilnin nga kabina përpara se makina të fundosej. Disa persona që ndodheshin në zonë u hodhën në det dhe e ndihmuan çiftin të dilte në breg.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve

15.11.2026

Rreth 5 mijë foshnja lindin para kohe çdo vit në Zvicër, familjet përballen me sfida të mëdha

16.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026