JETA

Dje u dënua nga gjykata, sot Gjesti shfaqet i qetë në plazh: “Calm”

Kosova.Today ·

Vetëm një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, Gjesti ka publikuar një fotografi nga plazhi, duke dhënë përshtypjen se po shijon momente relaksi. Në fotografinë e publikuar në InstaStory,...

Vetëm një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, Gjesti ka publikuar një fotografi nga plazhi, duke dhënë përshtypjen se po shijon momente relaksi.

Në fotografinë e publikuar në InstaStory, këngëtari shihet i shtrirë pranë detit, ndërsa krahas saj ka shkruar thjesht “Calm”, shkruan Indeksonline.

Dënimi erdhi pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, për akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Ndërsa sot, Gjesti duket se ka zgjedhur të mos komentojë publikisht për vendimin, por të ndajë me ndjekësit një moment të qetë nga pushimet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026