JETA

“Dhimbja mbetet e madhe”, familja hap të pame për Rea Rakën që humbi jetën në aksident

Kosova.Today ·

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00. Në një njoftim, babai i saj, Petriti ka shprehur dhimbjen për humbjen e Reas, duke treguar se për shkak të...

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00.

Në një njoftim, babai i saj, Petriti ka shprehur dhimbjen për humbjen e Reas, duke treguar se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk patën mundësinë ta përcillnin dhe t’i jepnin lamtumirën që meritonte.

“Edhe pse plagët fizike janë shëruar sadopak, dhimbja në shpirt mbetet e madhe”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët që të jenë pranë tyre në këto ditë të vështira dhe të kujtojnë Rean.

“Prania juaj dhe kujtimi juaj për Rea-n do të jenë ngushëllimi ynë në këto ditë të vështira”, thuhet në postimin e dhimbshëm të tij në emër të familjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026