KOSOVA

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Mishetiq e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Kosova.Today ·

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris. Sipas Mishetiq, Vuçiq ka deklaruar...

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas Mishetiq, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij. Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas avokatit Misetic, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

15.11.2026

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026