KOSOVA

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari nga INTERPOL-i për kontrabandim me migrantë

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova drejt Shqipërisë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Sipas Policisë së Kosovës, personi ishte arrestuar pasi ndaj tij ishte...

Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova drejt Shqipërisë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, personi ishte arrestuar pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Ekstradimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026