JETA

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Kosova.Today ·

Një shtetas i Kosovës, i identifikuar me inicialet K.B., është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, pasi kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar...

Një shtetas i Kosovës, i identifikuar me inicialet K.B., është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, pasi kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet zvicerane.

I dyshuari ishte arrestuar në Zvicër në bazë të një letërarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it.

Policia bën të ditur se ekstradimi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës. Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale, si dhe identifikimit, gjurmimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit/albinfo.ch/

The post Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026