JETA

Emocionon vajza e heroit Bajram Sylejmani: UÇK është amaneti ynë

Kosova.Today ·

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, mori fjalën në Marshin për Liri. Mes emocionesh, e bija e heroit foli për babanë e xhaxhain që dhanë jetën për liri. UÇK s’janë veç tri shkronja për të, tha Lirjona. Në fund,...

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, mori fjalën në Marshin për Liri.

Mes emocionesh, e bija e heroit foli për babanë e xhaxhain që dhanë jetën për liri.

UÇK s’janë veç tri shkronja për të, tha Lirjona.

Në fund, ajo bëri thirrje për ura, e jo për mure, transmeton Klankosova.tv

“Krahas dhimbjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj: babain dhe xhaxhin Gursel.

Ata nuk e zgjodhën luftën pse e deshën por u detyruan sepse Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte ma robninë”.

“Prandaj kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja. Shoh babin e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, shoh edhe luftëtarët e luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e në zemër. Shoh nënat që pritën e nuk i panë më bijtë e bijat e tyre. Shoh fëmijët që u rritën me fotografitë e prindërve të tyre e shoh nënat tona që krahas mallit e dhimbjes u detyruan t’i marrin dy role për të na rritur dhe edukuar”, dekalroi ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026