JETA

Fatmir Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

Kosova.Today ·

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK’në. Limaj ka thënë se edhe ata që po marrin pjesë edhe ata që s’po marrin pjesë e dinë se sa e rëndësishme është për Kosovën e...

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK’në.

Limaj ka thënë se edhe ata që po marrin pjesë edhe ata që s’po marrin pjesë e dinë se sa e rëndësishme është për Kosovën e mërkura e javës që po vjen.

Ai e ka cilësuar se është e pakuptimtë mospjesëmarrja e tyre.

“Ajo që po ndodh në Hagë dhe tri shkronjat e UCK nuk ka ndarje. Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky vend, ky rast”

“Edhe ata që marrin pjesë edhe ata që s’marrin pjesë e dinë çfarë do të thotë vendimi i së mërkurës për të ardhmen e Kosovës. Prandaj për mua është e pakuptimtë. Shkronja e UÇK ‘së duhet t’i bashkojnë të gjithë ata që e ndjejnë krenrarë veten për të kaluarën e tyre dhe të gjithë ata që po i shijojnë benefitet e këtij shteti të ndërtuar me sakrificë e gjak”, ka thënë Limaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026