MAQEDONIA

Ka filluar vaksinimi pa pagesë kundër gripit me sezon për grupet e rrezikuara në Maqedoninë e Veriut

Kosova.Today ·

Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Në pikat e vaksinimit po imunizohen personat me sëmundje kronike, qytetarët mbi...

Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Në pikat e vaksinimit po imunizohen personat me sëmundje kronike, qytetarët mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësorë. Sipas kronikës, qytetarët informohen përmes mesazhit SMS se ku dhe kur do të mund ta marrin vaksinën.

Në vend tashmë kanë arritur dërgesat e para prej 30.000 dozash, ndërsa sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore, deri më 15 nëntor pritet edhe dërgesa e dytë prej 26.000 vaksinash.

Deri më tani përmes platformës vakcinacija.mk janë paraqitur më shumë se 50.000 qytetarë. Autoritetet shëndetësore presin që brenda ditës vaksinën ta marrin rreth 1.000 persona.

Dërgesa e parë përbëhet nga 30.000 vaksina të Koresë së Jugut të siguruara përmes huasë, ndërsa bëhet fjalë për vaksinë trivalente të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përveç vaksinimit në pikat e imunizimit, edhe këtë vit ekipet mjekësore mobile do t’i vizitojnë qytetarët më të moshuar dhe të palëvizshëm në mënyrë që të mund të imunizohen në shtëpitë e tyre.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

12.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026