JETA

Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri

Kosova.Today ·

Mes 3.010 filmave aplikues nga e gjithë bota, dokumentari “SARA” është përzgjedhur për konkurrencën ndërkombëtare të Kuçova International Independent Film Festival (KIIFF), ku është nderuar me çmimin “Special Mention of the Jury”. Ky vlerësim...

Mes 3.010 filmave aplikues nga e gjithë bota, dokumentari “SARA” është përzgjedhur për konkurrencën ndërkombëtare të Kuçova International Independent Film Festival (KIIFF), ku është nderuar me çmimin “Special Mention of the Jury”. Ky vlerësim shënon një tjetër sukses për ekipin e filmit dhe organizatën “Art Without Limit”, transmeton albinfo.ch.

Dokumentari “SARA” ka marrë një vlerësim të veçantë nga juria profesionale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur në Kuçovë, duke u dalluar mes mijëra aplikimeve nga vende të ndryshme të botës.

Çmimi “Special Mention of the Jury” u jepet filmave që tërheqin vëmendjen e jurisë përmes qasjes së tyre artistike dhe përmbajtjes, ndërsa për ekipin e “SARËS” ky sukses përbën një tjetër arritje në rrugëtimin e filmit.

Lajmi është bërë i ditur nga ekipi i filmit përmes një njoftimi, ku është shprehur kënaqësia për këtë vlerësim dhe për mundësinë që vepra të prezantohet në një konkurrencë ndërkombëtare.

Ky rezultat vjen si një tjetër dëshmi e përpjekjeve të ekipit për të sjellë histori që prekin publikun dhe për të promovuar krijimtarinë filmike përtej kufijve.

Përmes projekteve të tilla, “Art Without Limit” vazhdon të sjellë në vëmendje rrëfime me dimension njerëzor dhe artistik, duke synuar që ato të gjejnë jehonë te publiku dhe në festivale ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E pazakontë: I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të një përgjigjeje për skijimin

11.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Zvicër: Propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

11.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026