KOSOVA

Forca të shtuara të Policisë para Kuvendit

Kosova.Today ·

Forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe ekipe të zjarrfikësve kanë zënë pozicionet e tyre në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, teksa para institucioneve po vazhdon protesta e qytetarëve. Prania e shtuar e forcave të sigurisë vjen...

Forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe ekipe të zjarrfikësve kanë zënë pozicionet e tyre në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, teksa para institucioneve po vazhdon protesta e qytetarëve.

Prania e shtuar e forcave të sigurisë vjen në kohën kur protestuesit po kërkojnë nga deputetët votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërsa nga ora 09:00 pritet të nisë edhe seanca plenare, ku projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është pika e parë e rendit të ditës, raporton Indeksonline

Në të njëjtën kohë, para Kuvendit është paralajmëruar edhe protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

AUV tërheq nga tregu “Mishin e bluar të gjedhit” të kompanisë “AJH FOODS”, u gjet ADN pule

13.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026