KOSOVA

FSK FORCON BASHKËPUNIMIN USHTARAK ME SHQIPËRINË DHE KROACINË

Kosova.Today ·

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë – në fokus operacionet speciale dhe ushtrimet e përbashkëta Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin...

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë – në fokus operacionet speciale dhe ushtrimet e përbashkëta

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me fokus të veçantë në operacionet speciale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Palët kanë vlerësuar rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e koordinimit operacional. Në këtë kuadër është diskutuar edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Gjenerallejtënant Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026