JETA

Deri në 100 franga gjobë për parkim në Zvicër, kompanitë private nën kritika

Kosova.Today ·

Kompanitë private të menaxhimit të parkingjeve në Zvicër po përballen me kritika për tarifat e larta që u kërkojnë shoferëve edhe për shkelje të vogla, raporton radioja dhe televizioni zviceran SRF. Sipas raportimit të emisionit “Espresso”,...

Kompanitë private të menaxhimit të parkingjeve në Zvicër po përballen me kritika për tarifat e larta që u kërkojnë shoferëve edhe për shkelje të vogla, raporton radioja dhe televizioni zviceran SRF.

Sipas raportimit të emisionit “Espresso”, kompania Parkosecure i kërkoi një banori të Bernës 70 franga, pasi atij iu deshën pesë minuta për të paguar parkingun përmes kodit QR. Në një rast tjetër, një grua e moshuar në Interlaken u përball tri herë me kërkesa të ngjashme, megjithëse kishte paguar parkingun.

Ndërkohë, kompania Unisecur i kërkoi një shoferjeje nga kantoni i Cyrihut 100 franga, pasi ajo e ktheu veturën për disa sekonda në një pronë private.

Juristi Yves-Alain Moor nga Klubi Zviceran i Automobilistëve (TCS) vlerëson se, kur parkingu është paguar dhe pronari nuk ka pësuar humbje financiare, mund të mungojë baza ligjore për kërkimin e kompensimit. Ai thekson gjithashtu se tarifat administrative duhet të mbulojnë shpenzimet reale dhe se kërkesat për shuma joproporcionale mund të jenë të pajustifikuara.

Parkosecure deklaroi se zakonisht u jep shoferëve një periudhë tolerance prej 10 minutash, por nuk komentoi pretendimin se mungon baza ligjore për tarifa të tilla. Ndërsa Unisecur nuk iu përgjigj pyetjeve të SRF-së.

Rastet kanë nxitur debat mbi ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e tarifave që kompanitë private të parkingjeve u vendosin shoferëve në Zvicër.

The post Deri në 100 franga gjobë për parkim në Zvicër, kompanitë private nën kritika appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026