SHQIPERIA

Rama ftesë studentëve për dialog: Bujrum Dialog, ku të doni, kur të doni, pa kushte

Kosova.Today ·

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta masive dhe tensione të rritura në rrugë, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë protestuesve dhe organizatorëve për të ndalur dhunën dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve,...

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta masive dhe tensione të rritura në rrugë, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë protestuesve dhe organizatorëve për të ndalur dhunën dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, përcjell INA.

Permes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se është i gatshëm për dialog pa asnjë parakusht, ndërsa kërkon distancim të prerë nga aktet e dhunshme, goditja e institucioneve dhe përdorimi i të miturve.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!

Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!

Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit – padiskutim
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026

1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

14.11.2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

14.11.2026

Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14.11.2026