JETA

Gazetari Alban Selimi përzgjedhet Udhëheqës i Zyrës për Media të SHSKUK-së

Kosova.Today ·

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Informim, të cilin e ka fituar gazetari Alban Selimi. Selimi, deri më tani redaktor i redaksisë hulumtuese...

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Informim, të cilin e ka fituar gazetari Alban Selimi.

Selimi, deri më tani redaktor i redaksisë hulumtuese në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pritet të marrë përgjegjësinë për koordinimin e komunikimit institucional dhe informimin e publikut për aktivitetet e SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore që funksionojnë në kuadër të tij.

Ai ka përfunduar studimet në gazetari dhe masterin në menaxhim shëndetësor, ndërsa është kandidat për doktoratë në drejtimin e marketingut. Krahas angazhimit në gazetari, është profesor në Kolegjin AAB dhe konsulent në Odën e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK).

Gjatë karrierës në gazetarinë hulumtuese, Selimi është vlerësuar me disa çmime vendore dhe ndërkombëtare. /Gazeta Shneta


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026