JETA

Gjendet e pajetë një përson në plazhin e Durrësit

Kosova.Today ·

Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar...

Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese, shkruan vizionplus.tv.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit është ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026