MAQEDONIA

Gjest i madh, 18 vjeçari gjen kuletën me 18 mijë € dhe i’a kthen pronarit

Kosova.Today ·

Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash, të cilat i ka dorëzuar në polici, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas njoftimit të MPB-së,...

Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash, të cilat i ka dorëzuar në polici, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit të MPB-së, dje, në orën 14:00, në Stacionin Policor në Delçevë, një 18-vjeçar nga ky qytet ka dorëzuar dokumentet personale të gjetura dhe para në vlerë prej 114.000 denarësh dhe rreth 2.000 eurosh.

I riu i kishte gjetur paratë dhe dokumentet në bulevardin „Maqedonia“ në Delçevë. Bëhej fjalë për një dokument udhëtimi, letërnjoftimin e një banori të Delçevës, si dhe shumën e lartpërmendur të parave.

Pas gjetjes së tyre, ai kishte vepruar me përgjegjësi dhe i kishte dorëzuar të gjitha në stacionin policor.

Ministria e Punëve të Brendshme e përshëndeti këtë veprim, duke theksuar se ai përbën një shembull pozitiv të ndershmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë së lartë qytetare, veçanërisht te të rinjtë.

„Veprime të tilla meritojnë mirënjohje publike dhe përbëjnë një nxitje për kultivimin e vlerave shoqërore, besimit të ndërsjellë dhe sjelljes së përgjegjshme në komunitet“, theksuan nga MPB-ja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Kasami: Në zgjedhjet e rregullta e fitojmë bindshëm BDI-në

12.11.2026