JETA

Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë

Kosova.Today ·

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se një ditë ai do të largohet nga pushteti “me faqe të zezë”. Në Debat Plus, Gjini kritikoi edhe përkrahësit e Kurtit, të cilët, sipas tij, “gjithë...

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se një ditë ai do të largohet nga pushteti “me faqe të zezë”.

Në Debat Plus, Gjini kritikoi edhe përkrahësit e Kurtit, të cilët, sipas tij, “gjithë ditën shajnë e shkruajnë” dhe sulmojnë kundërshtarët politikë.

Ai tha se mënyra se si po qeveriset vendi nuk kontribuon në ndërtimin e shtetit.

“Ka me dal prej pushtetit Albin Kurti, ka me dal një ditë, me faqe të zezë. Dhe krejt këta ‘dishepujt’ e tij, që gjithë ditën shajnë e shkruajnë, prodhojë ‘lulegjela’ e çka s’prodhojnë, do të vije dita që do të turpërohen fort. Nuk bëhet shteti qysh është ka bën ky, s’kemi me bë shtet kështu. Nuk ka lidhje me ndërtim të shteti çka po bën ky”, ka deklaruar Gjini në Debat Plus.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026