MAQEDONIA

Sot nis gjykimi për rastin “Lotaria” kundër Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë

Kosova.Today ·

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në rastin e Lotarisë Shtetërore. Së bashku me shtatë të akuzuar të tjerë, mes të cilëve...

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në rastin e Lotarisë Shtetërore.

Së bashku me shtatë të akuzuar të tjerë, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe ish-kreu i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, ata ngarkohen me vepër penale me të cilën kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se tetë milionë euro përmes furnizimit të paligjshëm të terminaleve të video-lotarisë.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë të organizojë lojëra elektronike të fatit përmes këtyre aparateve, por megjithatë kanë nisur procedurë tenderuese në vlerë prej qindra miliona eurosh.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026