KOSOVA

Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë

Kosova.Today ·

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë, duke nënvizuar ndarjen e kompetencave...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë, duke nënvizuar ndarjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe gjyqësorit.

Përmes një postimi në Facebook, Gruda ka deklaruar se askush nuk mund t’i diktojë Gjykatës mënyrën e interpretimit të ligjit, por ajo është e obliguar të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.

Ai ka theksuar se Kuvendi është institucioni që miraton ligjet, ndërsa Gjykata ka përgjegjësinë t’i interpretojë dhe t’i zbatojë ato.

“Ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton. Prandaj, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, Gjykata duhet ta zbatojë”.

The post Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026