JETA

Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, Avdullahu lirohet përkohësisht

Kosova.Today ·

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës të “Dardanëve” ndaj Izraelit dhe Austrisë. Hajdari është larguar nga grumbullimi i Kombëtares në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk...

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës të “Dardanëve” ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Hajdari është larguar nga grumbullimi i Kombëtares në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar, mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy takime.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu.

Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve

15.11.2026