JETA

Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje politike

Kosova.Today ·

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e cilësuar këtë vendim si “hakmarrje të pastër politike”. Haradinaj ka thënë se shkarkimi i Isufajt “po kundërmon...

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e cilësuar këtë vendim si “hakmarrje të pastër politike”.

Haradinaj ka thënë se shkarkimi i Isufajt “po kundërmon keq”, duke e lidhur atë edhe me kritikat që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti kishte bërë ndaj kryeprokurorit në Kuvend.

“Po i vjen erë e keqe shkarkimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj. Kjo erë ka kundërmuar keq në ditën kur kryeministri e sulmonte kryeprokurorin në foltoren e Parlamentit dhe mbronte të akuzuarit për korrupsion”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka deklaruar se askush nuk duhet t’i ikë drejtësisë, duke paralajmëruar se, sipas tij, ata që “mbrohen përmes shkarkimeve” do të përballen me ligjin.

“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar ai.

Haradinaj e ka cilësuar shkarkimin e Isufajt si të kundërt me parimin e sundimit të ligjit.

“Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve”, ka deklaruar ai.

Në fund, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që lufta kundër korrupsionit të ndikohet nga politika.

“Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër!”, ka shkruar Haradinaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026