SHQIPERIA

Haxhiu: Të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri, nuk e mbështesim dhunën

Kosova.Today ·

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet. “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet.

“Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve, a janë ato që kanë dalë tash, a janë ato të shtresuara që kanë nisur para disa viteve”, ka thënë Haxhiu në një deklarim pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Ajo ka thënë se dhuna duhet të ndalohet edhe nga protestuesit edhe nga Policia. 

“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët, mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca, mendoj që arroganca vetëm nxit këto protesta, prandaj edhe thërras me maturi, me seriozitet të tejkalohet ndasitë”, ka theksuar Haxhiu. 

Ajo ka thënë se asnjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në ato protesta dhe se nuk i takon kjo. Haxhiu ka theksuar se LVV-ja nuk mund të mbahet përgjegjëse për pjesëmarrjen e ndonjë qytetarë nga Kosova, pasi siç ka thënë si parti ka mbështetje të madhe. 

The post Haxhiu: Të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri, nuk e mbështesim dhunën appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

14.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026