JETA

Haxhiu nuk e hedh në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit, mbyllet seanca pa konstituim

Kosova.Today ·

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën. Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës...

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën.

Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës do të vendoset dhe do të njoftohen deputetët me kohë.

Kjo bëri që Haxhiu ta tejkalojë propozimin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

I vetmi që arriti të zgjidhet në këtë pozitë, ishte Ardian Gola i VV me 101 vota.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026