JETA

Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet

Kosova.Today ·

Çlirim Haziri, organizator i protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet çdo mbrëmje, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Dhomat e Specializuara....

Çlirim Haziri, organizator i protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet çdo mbrëmje, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Dhomat e Specializuara.

Në fjalimin e tij, Haziri ka thënë se personat që po përballen me proceset në Hagë janë mijëra kilometra larg Kosovës, ndërsa sipas tij përgjegjësia e qytetarëve në Kosovë është mbrojtja e vendit dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haziri ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën.

Ai ka folur edhe për deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, duke theksuar se ajo shpreh një qëndrim politik, ndërsa ligji, sipas tij, do të prodhonte pasoja konkrete.

“Sot njerëzit që po mbajnë mbi supe peshën më të rëndë të këtij procesi janë mijëra kilometra larg nesh. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Cali e Pjetër Shala. E ndërsa ata janë atje, ne kemi një përgjegjësi këtu: ta mbrojmë atdheun, ta mbrojmë UÇK-në tonë.

Sot Kuvendi miratoi një deklaratë lidhur me atë aktgjykimin e famshëm të Hagës. Dhe ajo deklaratë sot na tregoi diçka: kur ekziston vullneti, ky kuvend di të bëhet bashkë. Prandaj, nga ky moment dua t’ju drejtohem qartë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deklarata që miratuat sot shpreh qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne prodhon pasojë. Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!

Prandaj UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata. UÇK-ja jonë kërkon veprim. Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026