JETA

Haziri thirrje presidentes: Shqyrtoje Ligjin për Specialen me kujdes dhe përgjegjësi të plotë

Kosova.Today ·

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë. Ai theksoi se...

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka nevojë për një ligj që i qëndron kohës.

“I bëj thirrje presidentes që ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë këtë ligj. Nëse konstatohen dispozita në kundërshtim me Kushtetutën, ta rikthejë Ligjin në Kuvend për shqyrtim”, u shpreh Haziri.

“UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues, e në përputhje me standardet evropiane”, tha ai.

Pos tjerash, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, theksoi edhe një herë që populli i Kosovës beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

Pos tjerash, Haziri potencoi se iniciativa “Jo në emrin tim!” përshëndet themelimin e Grupit Punues për Apelin në Hagë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026