KOSOVA

Hipokrizia e Taravarit: Dikur e sulmonte, sot i vardiset Grubit!

Kosova.Today ·

Arben Taravari ka ndryshuar dukshëm retorikën ndaj Artan Grubit. Në janar dhe shkurt të vitit 2025, ai e akuzonte publikisht Grubin se kishte ndihmuar në lirimin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov të cilin vetë Taravari e cilësonte...

Arben Taravari ka ndryshuar dukshëm retorikën ndaj Artan Grubit. Në janar dhe shkurt të vitit 2025, ai e akuzonte publikisht Grubin se kishte ndihmuar në lirimin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov të cilin vetë Taravari e cilësonte si “kasapin e shqiptarëve”.

Më tej, në një deklaratë më 28 janar 2025, në emisionin “Daily Click” në TV21, Taravari iu referua pretendimeve se Artan Grubi dhe ish gjyqtari Enver Bexheti kishin ndihmuar në lirimin e Mijallkovit.

Vetëm pak ditë më vonë, më 4 shkurt, ai e përsëriti këtë pretendim dhe e lidhi çështjen edhe me përfshirjen e Grubit në listën e zezë amerikane.

Por sot, qëndrimi i Taravarit ndaj Grubit duket krejt tjetër.

Taravari tashmë deklaron se Artan Grubi nuk mund të krahasohet me Ivan Stoilkoviqin, duke krijuar një kontrast të fortë me deklaratat e tij të dikurshme.

Atëherë Grubi akuzohej publikisht për ndihmë ndaj personit që Taravari e quante “kasap të shqiptarëve”. Sot, gjuha ndaj tij është dukshëm më e butë.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: çfarë ndryshoi – faktet apo qëndrimi politik i Taravarit?

Nga akuzat e rënda të vitit 2025, te afrimi politik i sotëm me Grubin, ndryshimi në retorikën e Taravarit është i dukshëm dhe kërkon një shpjegim politik.

The post Hipokrizia e Taravarit: Dikur e sulmonte, sot i vardiset Grubit! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

13.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026